‘S’ka më gjyqe politike’, Berisha: Çështjen Salianji do ta bëjmë ndërkombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi dëshmi të rikthimit të proceseve staliniste, gjyqin ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.
Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Partia Demokratike do ta kthejë në një çështje ndërkombëtare çështjen Salianji dhe nuk do të pranojë që në Shqipëri të rikthehen procese politike.
Kryetari i PD kërkoi ndjekje penale për ish-kreun e policisë Ardi Veliu dhe ish-funksionarëve të tjerë në kohën që ai drejtonte policinë si të përfshirë në ‘trafiqet e SHISH që manipulojnë dhe falsifikojnë prova”.
Çështja “Babale” rikthehet sot në qendër të vëmendjes dhe debatit politik, pasi do të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para trupës gjyqësore do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Deputeti Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe gjykata kërkoi 1 vit burg për të.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania