Berisha premton ulje të çmimeve të ndërtimit dhe grante për çiftet e reja

5 Maj 2025 | 13:52

Duke folur në një takim elektoral në rrethin e Matit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri një premtim tjetër duke thënë se nëse PD vjen në pushtet, do të ketë ulje të mëdha në çmimet e ndërtimeve.

“Ky program është për çdo qytetar të këtij vendi. Garantoj se do të ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve. A e dini ju se ata e kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, ndërsa tani është 10 përqind të çmimit të shitjes. Po ashtu, 3 përqind taksa sociale do të hiqet. Në këtë mënyrë, një ndërtues që do të paguante 400 mijë lekë, do të paguajë vetëm 40 mijë lekë. Do të paguajë shumë më pak,” tha Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërtohen ndërtesa sociale.

“Ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale, gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë dhe po largojnë shqiptarët,” tha Berisha.

Berisha theksoi se Shqipëria do të bëhet madhështore, duke garantuar se pasuritë e vendit do të jenë të qytetarëve dhe se me këto masa do të rritet zhvillimi i vendit.

“Made in Mat, Made in Albania do të jetë krenaria jonë kombëtare. Mesatarja do të hiqet. Nuk do të ketë më mesatare për të hyrë në universitete. Tarifat e universiteteve do të pjesëtohen me 4 për çdo student. Studentët që do të marrin bursë, do të kenë 200 euro bursë, sa për minimumin jetik. Po ashtu, pas përfundimit të studimeve, qeveria do t’u paguajë studentëve sigurimet shoqërore për një vit. Çdo çift i ri do të marrë një çati dhe 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026