Berisha thirrje KE-së: Hetoni kullat në Tiranë, Rama është bashkëpronar

15 Shtator 2022 | 14:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar nga Komisioni Evropian, në lidhje me kullat që po ndërtohen në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Berisha u shpreh se në këto kulla është bashkëpronar kryeministri Edi Rama.

“Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tre herë më i lartë sesa në çdo vend të Bashkimit Evropian. Çmimet në Shqipëri jo që nuk janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë më të lartë në Evropë. Droga dhe lumenjtë e drogës po e rrënojnë këtë vend. Punësimi u rrit vetëm 0.5%, pra çfarë janë këto kulla? Janë mullarë gjidandë të drogës, të Edi Ramës.

I bëj thirrje Komisionit Evropian të hetojë në të gjitha anët, sepse Tirana gumëzhin se në kulla është bashkëpronar Edi Rama. Një hetim ndërkombëtar, do ishte jashtëzakonisht e çmuar për shqiptarët”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026