Berisha: U dhanë 450 leje ndërtimi gjatë fushatës zgjedhore, manipuluan zgjedhjet
Në një konferencë për media, kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar se zgjedhjet e 11 majit janë shndërruar në një farsë elektorale, duke akuzuar qeverinë se ka manipuluar procesin zgjedhor nëpërmjet vendimeve të marra.
Sipas Berishës janë dhënë 450 leje ndërtimi gjatë periudhës zgjedhore, të cilat janë përdorur për blerje votash dhe përfitime nga grupe kriminale të lidhura me trafikun e drogës.
“Degradimi i zgjedhjeve në farsë elektorale me 11 maj 2025, ishte një nga aktet më të shëmtuara, më kriminale, më antikushtetuese. Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të gjitha mënyrat për denatyrimin, shkatërrimin, shndërrimin në farsë të procesit zgjedhor. Sot kam zgjedhur të paraqes para jush disa nga qindra e qindra leje ndërtimi për dhjetëra milionë metër katrorë tokë sipërfaqe ndërtimi të dhënë gjatë fushatës elektorale. Natyrisht siç do ta shihni ju, përfituesit më kryesorë do të ishin kartelet e narkoshtetit. Ato të cilat sundojnë mbi ligjin, qeverinë, territorin dhe gjithçka në këtë vend. Lejet e krimit elektoral, Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut, në periudhën këto të ndaluar me ligj që mund të jepeshin. Nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi. 450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore. Këtu nuk përfshihen mijëra e mijëra leje të dhëna për shtesa, rikonstruksione, etj, në mbarë Shqipërinë nga bashkitë e vendit.”-tha Berisha në fjalën e tij.
Në deklaratën e tij është theksuar se këto leje janë dhënë në periudhë kur ligji i ndalon ato, dhe bëhet fjalë për një pjesë të lejeve të ndërtimit të dhëna nga prilli 2024 deri në maj 2025, ku mbi 1 mijë leje janë lëshuar në total, ndërsa 450 prej tyre janë dhënë vetëm gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka bërë me dije se përfituesit kryesorë të këtyre lejeve janë grupe kriminale që kontrollojnë territoret dhe sundojnë mbi ligjin dhe qeverinë. Ai gjithashtu ka evidentuar një rritje të ndjeshme të numrit të lejeve të ndërtimit në muajt para zgjedhjeve, duke denoncuar një skemë të mirëorganizuar për kalimin e aseteve kriminale dhe mbështetje nga kompani të ndryshme, që sipas tij lidhen ngushtë me strukturat e trafikut dhe korrupsionit në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit