Besimtarja katolike nga Shkodra rrëfen simbolikën e festës së Pashkës

16 Prill 2022 | 18:32

71-vjeçarja Angjelina Gurakuqi ashtu si çdo vit i ka lyer me ngjyrën tradicionale vezët e Pashkës. Në familjet e vjetra katolike në Shkodër kjo festë ndër vite kremtohet me fanatizëm.

“Veza e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit, është një gjë e shenjtë, shpirtërore. Jezu Krishti ka vdekur të shtunën dhe një ditë mbas të shtunën është festuar Pashka, pra i ka qëlluar ditë e diel gjithmonë”, tregon Angjelina.

Pashkën do e festojë me familjen, ku si çdo herë nuk mungojnë ushqimet tradicionale.

“Me nusen, me djalin, edhe me tre fëmijët. Kur kemi shkuar të bekojmë kemi çuar vezën, djathin, hudhrën”, thotë e moshuara.

Edhe në kohën e komunizmit, pavarësisht se e ndaluar, gjithmonë gjendej një mënyrë për të festuar Pashkët.

Ajo që sot i mungon Angjelinës janë vizitat që bëheshin tek të afërmit. Sipas saj, sot një pjesë e traditave kanë ndryshuar.

“Tani është ftohur gjithçka, jemi dashur më shumë, s’kemi pasur armiqësi me njeri tjetrin”, shprehet 71-vjeçarja.

Pashka është një nga festat më të rëndësishme të të krishterëve në mbarë botën. Të shtunën para Pashkës, katolikët i drejtohen kishës për të kryer bekimin e vezëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026