English

Betohet kryeministri holandez, kush është ish-shefi i spiunazhit që mori detyrën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-shefi i spiunazhit, Dick Shoof u betua të martën si kryeministri i ri i Holandës, në krye të një koalicioni të gjerë të djathtë që ka premtuar se do të implementojë politikat më strikte në histori kundër emigracionit.

- Advertisement -

67-vjeçari pason në këtë detyrë kryeministrin në ikje Mark Rutte, që tashmë është zgjedhur sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s pas 14 vjet qeverisjeje të Vendit të Ulët.

Stafeta ndodh pas më shumë se 7 muaj negociatash politike, pas fitores elektorale të ekstremistit të djathtë Geert Wilders në zgjedhjet e nëntorit.

Wilders u detyrua të hiqte dorë nga ambiciet për t’u bërë kryeministër, për të mbajtur në shinat e duhura bisedimet për krijimin e koalicionit.

Partnerët e qeverisë së tij i konsideronin qasjet e tij anti-Islam dhe euro-skeptike si shumë ekstreme për të drejtuar vendin.

Ndaj, në vend që të bënin garë për postin e kreut të ekzekutivit, 4 partnerët e koalicionit, Partia e Lirisë e Wilders, Partia e Fermerëve, Liberal-konservatorët dhe ajo anti-korrupsion NSC, ranë dakord të promovonin Schoof, që më parë ka drejtuar shërbimet sekrete holandeze.

Vetë Schoof është zotuar se do të implementojë me vendosmëri planet e koalicionit për një kufizim të fortë të kërkesave për azil dhe për frenimin e emigracionit.

Partia ekstremiste e Wilders siguroi 5 nga 15 poste ministrore në kabinetin e ri, përfshirë atë të Tregtisë dhe atë të Emigracionit.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?