Bie numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

31 Maj 2021 | 15:45

Situata epidemiologjike e COVID-19 ka hyrë në një fazë të qëndrueshme edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Krahas Shqipërisë dhe Kosovës, që raportojnë për një zbutje të agresivitetit të coronavirus, edhe Maqedonia e Veriut bën me dije se numri i infektimeve është ulur ndjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë në RMV thotë se janë regjistruar vetëm tre raste të reja në orët e fundit, nga 1325 teste të kryera.

Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës mjekësore pesë pacientë të infektuar kanë humbur jetën.

Sipas MSH-së, 45 persona janë shëruar në orët e fundit, kurse qyteti më i prekur nga pasoja e COVID-19 është Shkupi.

Në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 5413 qytetarë, shumcia e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026