Bizneset në Tiranë ofrojnë punë për personat me sindromën down

7 Nëntor 2022 | 17:17

Adri është më sindromën down. Kjo gjë nuk e ka penguar të punojë dhe të sigurojë të ardhura njësoj si bashkëmoshatarët e tij.

“Jam mirëmbajtës mense. kam 1 vit që punoj, më pëlqen shumë puna këtu. Lodhëm një çik…”, thotë Adri Duqi.

Detyra e tij është të sistemojë dhe të pastrojë. Por na thotë se kjo punë është diçka e përkohshme, pasi të ardhmen e mendon në një tjetër profesion.

“Jam në vit të tretë, të fundit, jam maturant. Do filloj gjeografi. Mësoj një çik, kam filluar të marr nota të mira. Kam marr një 8 tek ekonomia”, tregon ai.

Për 19-vjeçarin, familja është e shenjtë. Babai i tij është ushtar dhe shumicën e kohës është larg familjes.

“Mami ka bërë shumë sakrifica, na merr malli të dy për babin. Më merr shumë malli, jemi të dy shokë”, thotë 19-vjeçari.

Andi Leka, Jorini dhe Krenardi, punojnë gjithashtu si mirëmbajtës.

Biznese të shumta në Tiranë kanë hapur dyert për personat me sindromën down. Kjo falë qendrës ‘Jonathan’, që mori përsipër këtë nismë. Këta persona paguhen ashtu si çdo punonjës, duke u siguruar të kenë disa të ardhura më shumë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026