Blegtoria drejt falimentimit, mungon fuqia punëtore
Zonat përreth Vlorës dikur njiheshin për tufat e bagëtive dhe blegtorët që përkujdeseshin dhe I shumonin ato. Në ditët e sotme, ata pak blegtorë që kanë mbetur tregojnë se ky sektor është drejt falimentimit, pasi fitimi dhe mbështetja nga shteti janë thuajse zero.
Blegtoria ndër vite po përballet me sfida të vështira të cilat po e cenojnë këtë sektor duke e çuar drejt falimentimit. Shefki Mustafaj, blegtor prej 6 vitesh në fshatin Panaja tregon se një prej vështirësive më të mëdha është gjetja e fuqisë punëtore. Ai liston një mori problemesh me të cilat përballet çdo ditë.
“Kam 6 vite qe merrem me bagëti, çdo vite i shtoj por kushtet janë shume te vështira mungon krau i punës subvencionet, por problem është dhe çmimi i qumështit. Kam 350 krerë bagëti është shume e vështirë por është e vështirë për punëtore me para me rixha 700 mijë lekë punëtorin dhe nuk e gjen dot. Marr e subvencione por janë te pakta 12 mijë lek koke bagëtia, por s’është i mjaftueshëm ato s’dalin për asnjë gjë janë 4 milion te papërfillshme ne vit asnjë gjë s’janë, mirë është qe te shtohen. Qumështi me 1200 ishte vjet e këtë vit me te njëjtën thonë jo s’ka dal çmimi kurse djathi ne supermarkete ka vajtur 12 dhe 13 mijë lekë kurse një litër qumësht bën sikur pi një bidon ujë dhe ai bën me shumë, parvjet ka qen 1600 deri dikur ja vlente me kaq kurse me këtë tani nuk nxjerr dot kostot qe i mban brenda shtuam numrin për te përballuar po e ato kanë shpenzime”,-tha blegtori Shefki Mustafaj.
Përparim Lici, fermer në fshatin Akërni tregon se të merresh sot me blegtori është kthyer në një mision tepër të vështirë. Fakoprët që ndikojnë negativisht janë pagesa e lartë e tokave bujqësore, me çmimet e larta për ushqimet e bagëtive si dhe vlerësimi i ulët i qumështit dhe nën produkteve të tij.
“Unë kam që nga 91-shi që merrem me blektori kam 250 kokë kaq kam pasur e me parë un jam nga Tepelena kam 5 vite qe banoj këtu. Gjithmonë blegtoria është drejt zhdukjes sepse këtu nuk ka investim dhe ne shpenzojmë shume blejmë toka blejmë misrin te gjitha duam qe ti mbajmë po vështirë. Unë kam e një djalë qe punon po do detyrohem qe ti ul dhe djalin do e le te lire te iki. Qengjat i kam shitur po qumështin na e marrin shume lire tallen me ne. Flitet për 1200 por nuk ja vlen mundimi është një pune shume e mundimshme se do rrish ne shi te jesh 3 a 4 veta qe ti mbash dhe nuk përballohet është shumë problem”, -tha fermer.
Më parë nëse shëtisje në fshatrat e Vlorës mund të ndesheshe shpesh me tufa bagëtish, ndërsa sot realiteti flet ndryshe. Sa më tepër vitet kalojnë aq më shumë kopetë e bagëtive pakësohen, për shkak të problemeve më të cilat përballen blegtorët. Në rënie të lirë edhe numri i blegtorëve apo fermerëve të angazhuar në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, dy sektorë të ekonomisë këta që mesa duket po kapin fundin.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)