Borell shpreson që Kurti dhe Vuçiç të takohen deri në verë
Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Zhozef Borell shpreson që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të takohen para verës.
Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, Borell u shpreh se në këtë takim u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, është e nevojshme që marrëdhëniet midis dy vendeve të normalizohen.
“Shpresoj se para verës do të mund të mbajmë një takim tjetër në nivelin më të lartë politik në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë. Ne kemi nevojë për angazhim konstruktiv dhe progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë janë dakord për këtë, por kur ulen bashkë, e kanë problem të përparojnë. Duhet të ndërtojmë besim”, tha Borrell.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik