Braçe shpërthen ndaj gjyqtarit që dënoi Hutrën: E kaloi vetingun me ndërhyrje nga…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend foli me tone të ashpra lidhur me gjyqtarin që dënoi me 16 vjet burg Dan Hutrën për vrasjen e gruas së tij të parë në 2007.
Sipas Braçes, gjyqtari në fjalë e ka kaluar vetingun me ndërhyrje edhe këtej edhe andej, duke iu referuar këtu PS-së dhe PD-së.
“Lexoni çfarë ka thënë gjykatësi atje. Është një tmerr që ky njeriu ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe. Ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar, por ka kanosur me fjalë jo me vepra, thotë gjyqtari. Dhe ky gjyqtar e ka kaluar vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!” tha Braçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër