“Broja do jetë në Euro 2024”, Baku: Fakti që s’luajti në eliminatore nuk ndikon

18 Nëntor 2023 | 13:33

Gazetari sportiv Ervin Baku tha në një intervistë për Euronews Albania se Armando Broja do të luajë në Euro 2024 dhe fakti që s’luajti në eliminatore nuk ndikon.

Ai u shpreh se futbollisti ishte i një kalibri të lartë dhe Kombëtarja shqiptare nuk e ka luksin ta lërë jashtë, pavarësisht se nuk ka qenë prezent për shkak të dëmtimit të tij.

“Nuk diskutohet që do të jetë Broja. Duhet dhe do të jetë. Nuk është super lojëtar, është lojtar i një kalibri tjetër, për botëror. Këta lojëtarë që e sollën Shqipërinë aty, do të jenë prezentë. Shumë e kritikojnë De Biasin që la jashtë Rrashicën, Gjimshitin, mirëpo ai u tregua i ndershëm, mori ato që e çuan aty. Pavarësisht se Broja nuk ishte këtu se ishte i dëmtuar, ne nuk e kemi luksin ta lëmë Brojën jashtë,” – u shpreh Baku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026