Bushati: PS duhet t’i bënte “mea cupla” Shkodrës, komunizmi ka qenë i ashpër me ta
Ish-deputeti Ervin Bushati tha në një intervistë për Euroneës Albania se ka ardhur momenti që shkodranët të bëhen pragmatistë dhe të votojnë për ata që mund t’iu rrisin të ardhurave.
Bushati u shpreh se shkodranët kanë qenë njerëzit me të cilët komunizmi është treguar i ashpër dhe ndoshta duhej një mea culpa nga PS edhe pse nuk ka lidhje direkte.
“40 për qind më të larta të ardhurat në Vlorë, kanë të njëjtat resurse. Vlora ka zgjedhur PS dhe sot ka një zhvillim më të madh. Mund të shihet në ndryshimet mes tyre. Komunizmi ka qenë shumë i ashpër në Shkodër, në çdo shtëpi ka pasur nga një të duar apo të varrë por ndoshta është dashur një mea cupla, për sa na takon si PS, ndonëse nuk ka lidhje direkte, Sali Berisha që ka qenë ish-komunist. Ka qenë një sfidë, por po të tregohen pragmatistë shkodranët mund të kthehen si Vlora, që ka të ardhura 2 herë më të larta. Opozita po përdor zgjedhjet lokale si kalë troje për të marrë vulën e partisë. Nuk është punë kanuni, por kush qeveris më mirë”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ervin Bushati: Është turp që nuk është ndërtuar një autostradë Tiranë-Shkodër
- “Shkodra e vetmja bashki me plehra”, Rama: Duhet të heqin zorrën qorre
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë