Çështja Beleri, Unioni i Himariotëve protestë përballë ambasadës shqiptare në Athinë
Unioni i Himariotëve ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë këtë të martë. Protesta do të mbahet në shenjë solidariteti me Fredi Belerin dhe për të kundërshtuar arrestimin e tij, të cilin Unioni i Himariotëve e cilëson si të padrejtë. Përmes një deklarate zyrtare, shoqata fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe grekë t’i bashkohen protestës përballë ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 në adresën: Nr. 7 Vekiareli, Filothei.
NJOFTIMI
Protesta në Ambasadën Shqiptare ditën e martë më 23 maj në orën 18:00.
Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Çimarriotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.
Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare në Athinë.
Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.
Athinë, e hënë 22.05.2023 Shoqata e Himariotëve, “HIMARA”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut