Çështja e Liridonës “në dorë” të prokurores serbe, avokati: Kupton shqip, por s’flet
Avokati Arbër Jashari tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se zgjedhja e prokurores serbe Javorka Perlinçeviç për çështjen e Liridonës, ka qenë si pasojë e shortit.
Ai tha se nuk dyshon në aftësitë profesionale të prokurores, por fakti që ajo nuk flet shqip, mund ta vështirësojë seancën pavarësisht se ajo do jetë gjithnjë e shoqëruar nga një përkthyes.
“Në parim është sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëvce. Duke qenë se në Kosovë më parë ka pasur shumë parregullsi në ndarjen e lëndëve, ndërsa tani ndahen përmes sistemit elektronik. Në momentin që regjistrohet, lënda i kalon prokurorit, pas një lloj shorti. Në këtë rast prokurorja serbe është prokurorja e rregullt e çështjes së Liridonës.
Sa i përket anës profesionale, më kanë thënë se është prokurorie e zonja dhe e zgjuar, ajo është për departamentin e krim eve të rënda dhe ka përgatitje profesionale.
Sa i përket a flet shqip, kam kuptuar që ajo kupton shqip mirë, por nuk flet shqip rrjedhshëm dhe gjithë vendimet duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve, kjo e vështirëson çështjen, gjithashtu kur të ketë debate gjyqësore, e gjithë procedura do të zhvillohet në shqip, e ajo do jetë i vetmi person që nuk do kuptojë, pasi jo gjithçka thuhet nga përkthyesi e transmetohet në mënyrë besnike.
Në mendimin tim do duhej të gjendeshin modalitete që të gjendej një prokuror që fliste shqip”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)