Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit për përdorimin e TikTok-ut nga fëmijët

21 Nëntor 2021 | 16:40

TikTok është aktualisht rrjeti social më i përdorur nga të rinjtë, sidomos tek moshat adoleshente.

Aplikacioni lindi në 2014, ku fillimisht u quajt Musical.ly, ndërsa në 2018 u ble nga një kompani me bazë në Pekin duke u kthyer në TikTok.

Ashtu siç edhe për shumë rrjetet të tjera sociale, për TikTok ka shumë shqetësime për sigurinë e fëmijëve.

Rreziku më i madh për fëmijët është se ky aplikacion lejon përdorues nga e gjitha bota që të kontaktojnë njëri-tjetrin direkt me mesazhe apo komente.

Duke qenë se ky rrjet social nxit përdoruesit të shfaqin talentin e tyre, abuzuesit mund të fshihen pas komplimenteve duke i bërë fëmijët që të ndihen të veçantë.

Edhe pse llogaria e fëmijës në TikTok mund të jetë private, sërish mbetet i ekspozuar nga përmbajtje seksuale dhe e dhunshme.

Në këtë rrjet social mund të ketë jetë shumë e rrezikime përdorimi për fëmijët që janë të prekur nga probleme të shëndetit mendor.

Fëmijët me depresion shpesh përbuzen dhe marrin reagime sarkastike, madje ka përdorues që i shtyjnë drejt vetëvrasje.

TikTok nxit krijimin e videove që shikuesit mund të reagojnë për këtë përmbajtje.

Ndërsa fillimisht kjo gjë mund të jetë një impuls artistik për fëmijën duke i dhënë atij mbështetje, por nga ana tjetër mund të çojë në shqetësime që lidhen me ankthin.

E gjitha kjo mund të vijë pasi fëmijët do të ndihen në presion për të krijuar më shumë dhe përmbajtje më të mirë.

Nëse nuk arrijnë që të tërheqin vëmendje dhe të jenë popullorë, rrezikojnë që të vuajnë nga ankthi.

Videot gjithashtu mund të përdoren për të vënë në lojë autorët e tyre kur ato nuk janë të pëlqyeshme.

Autorët bullizohen dhe përqeshen. Kjo mund të bëhet edhe me dashakeqësi nga ata persona që nuk i pëlqejnë duke krijuar llogari të rreme apo anonime.

Një nga opsionet për të qenë i sigurt në përdorimin e TikTok nga fëmijët është opsioni “Family Safety Mode” që lejon prindërit të kenë kontroll direkt në llogarinë e fëmijës.

Mosha minimale për përdorimin e TikTok është 13 vjeç por prindërit mund të marrin masa shtesë për sigurinë e të miturve.

Në të gjithë botën, shumë prindër kanë shprehur shqetësim për gjuhën e papërshtatshme në videot që qarkullojnë në këtë rrjet social.

Tik-Tok ofron opsione shtesë për sigurinë e fëmijëve siç janë ‘digital wellbeing element’ (faktori i mirëqenies digjitale), që të vë në dijeni kur aplikacioni përdoret për më shumë se dy orë.

Gjithashtu mund të përzgjidhet opsioni ‘restricted mode’ (sistem i kufizuar)  për të parandaluar shfaqjen e videove që mund të jenë me përmbajtje të papërshtatshme.

Për të parandaluar ndonjë kontakt të mundshëm të fëmijës me persona të panjohur, mund të zgjidhni opsionin “Private account’ (llogari private) që nuk u lejon mundësinë të huajve të dërgojnë mesazhe private.

Në këtë rast duhet pasur parasysh se fotografia e fëmijës, username dhe shkrimi në profil janë të dukshme për të gjithë përdoruesit e rrjetit social.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026