Çfarë përfitojmë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë? Përgjigjet ministrja
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dha sot detaje nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.
Në një konferencë për mediat, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Fabrizio Bucci, ministrja sqaroi se do të njihen vitet e punës sipas ligjeve të të dy vendeve.
“Sot është ditë fitoreje që pasi sot ne kemi të drejta të barabarta nëse punojmë në Shqipëri apo Itali. Marrëveshja mbulon pensionet e pleqërisë, mbulon sigurimin për përfitimet për sëmundjen dhe mbulon sigurimin për papunësinë. Është një marrëveshje e gjerë e plotë. Çdo shqiptar që prej vitesh punon në Itali apo një pjesë të viteve në Itali dhe një pjesë Shqipëri, do të njihen vitet e punës sipas ligjeve të të dy vendeve”, u shpreh Ibrahimaj.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha lajmin se Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
“Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi,” shkroi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen