Çfarë përmban propozimi francez që synon të zgjidhë ngërçin Bullgari-RMV

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Propozimi francez synon të tejkalojë dallimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të bëhet edhe zhbllokimi i procesit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Ky propozim përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike.

Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e ë Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

- Advertisement -

Së dyti, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

Pika e tretë e propozimit francez thekson se mirëpritet marrëveshja për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

Së katërti, ky komision do të mundësojë forcimin e të drejtave të barabarta të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe si të tilla do të kontribuojnë në pajtueshmëri me kriteret politike të Kopenhagës. Mirëpritet nisja e punës për ndryshime në amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera, si p.sh bullgarët.

Pika e pestë e propozimit frances thotë se Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit.

Pika e 6-të e këtij plani parashikon që “Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantojë Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

Në fund të propozimit, thuhet se Komisioni Europian do të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe të identifikojë çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata.

LEXONI GJITHASHTU

 




LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

“Pyes Lotin” hiqet nga YouTube për herë të dytë

Në 19 janar, Elsa Lila shkroi në rrjetet e saj sociale "Kush duron, fiton", duke postuar për herën e dytë këngën me versionin e...

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve. Ajo që ra në sy mes të gjithë...

Nikki Haley synon Shtëpinë e Bardhë, pritet zyrtarizimi në garën e republikanëve

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, pritet të njoftojë më 15 shkurt kandidimin për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara....

TË FUNDIT

“Pyes Lotin” hiqet nga YouTube për herë të dytë

Në 19 janar, Elsa Lila shkroi në rrjetet e saj sociale "Kush duron, fiton", duke postuar për herën e dytë këngën me versionin e...

Dy shqiptarë në Sanremo 2023, violonçelisti Iljard Shaba do performojë me Anna Oxa

Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve. Ajo që ra në sy mes të gjithë...

Nikki Haley synon Shtëpinë e Bardhë, pritet zyrtarizimi në garën e republikanëve

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, pritet të njoftojë më 15 shkurt kandidimin për zgjedhjet Presidenciale të vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara....

Kamuflohej si picier në restorant, kapet një tjetër bos i lartë i mafias italiane

Një mafioz italian në arrati që nga viti 2006, i dënuar për disa vrasje, është kapur në Francë, pasi u zbulua se ishte kamufluar...

Rama: Dy kompanitë ruse kanë marrë tender pa garë nga qeveria e mëparshme

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij nuk u ka dhënë licenca dy kompanive ruse të sanksionuara nga SHBA, për shfrytëzimin e fushave...




Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×