Chelsea largon Brojën, cili është ekipi i interesuar për sulmuesin shqiptar

19 Korrik 2024 | 16:12

Chelsea vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa Armando Broja duket gjithnjë e më larg skuadrës.

Tekniku i emëruar pak muaj më parë, Enzo Maresca nuk e ka në plan sulmuesin kuqezi, duke i treguar këtij të fundit që qëndrimi tek blutë është i tepërt.

I padëshiruar për Chelsean, por jo për ekipet e tjera, teksa orëve të fundit është shfaqur zyrtarisht Southampton, i cili dëshiron transferimin e lojtarit. Këtë herë në formë blerje, ndërsa ka gati dhe ofertën për Armando Brojën, të cilin trajneri Martin e sheh si përforcimin e duhur.

Për 22-vjecarin do të ishte një rikthim në shtëpi, aty ku shkëlqeu përgjatë sezonit 2021-2022, asokohe në formë huazimi, ku realizoi 9 gola. Southampton u rikthye sërish në elitën angleze ndërsa po bën përforcime në prag të sezonit të ri, ku nuk përjashtohet dhe një kalim i Brojës atje.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë tek Chelsea e në periudhën Pochetinno, madje u huazua tek Fulham, ku edhe aty nuk mori minuta, duke shenjuar një tjetër epokë jo pozitive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026