Çifti i lezbikeve: Na kërcënuan me jetë, do ju qëllojmë me snajper thonë…
Alba Ahmetaj, drejtuese e organizatës “Pro LGBT” ishte këtë të martë e ftuar në “Good Morning Albanians” së bashku me partneren e saj Edlira Mara për të folur për një ngjarje të rëndë.
Ato kanë kaluar një ditë të këndshme me dy vajzat e tyre ku së bashku pasi kanë çuar vajzat te lodrat, janë kthyer të katërta dhe janë ulur në një nga lokalet e pedonales së Tiranës.
Më vonë atyre u ka ardhur një mesazh kërcënues me profil fals në messenger, në të dyja adresat e tyre. Në mesash thuhej:
“Kur të vini ju te pedonalja prap si sot, ne do jemi me sniper nga tarraca t’jua fusim në lule të ballit. Do dilni ju për kafe”.
Alba Ahmetaj tha se mesazhi në fillim i ka shkuar Edlirës, por ajo e ka para e para, ndërsa pas disa minutash i ka shkuar edhe asaj.
“Mesazhi më ka ardhur edhe mua edhe Edës. Unë e kam parë e para. Nuk është i njëjti tekst, por është thuajse i njëjtë. Nga mënyra sesi është shkruar dhe distanca kohore mendojmë se është i njëjti person”,-tha Alba.
“Kjo është hera e parë që kemi marrë kërcënime me jetë. Mendojmë se ka qenë një person aty afër. Nuk e di sesi një njeri mund të shkruaj një tekst të tillë kur shikon dy vajza të mitura 3-vjeçare në tavolinë”,-tha Edlira.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së