Cili është qyteti ku ka më shumë të varur nga droga se nxënës gjimnazi?
Një studim shqetësues ka nxjerr në pah një të vërtetë rrëqethëse rreth numrit në rritje të përdoruesve të drogës në një qytet – i cili nuk njihet aspak për transgresionin apo të rinjtë problematikë…
Por, shifrat tregojnë se San Francisko është qyteti ku numri i të varurve nga droga është më i madh se nxënësit e shkollave të mesme.
San Francisko është një nga qytetet më produktive në botë dhe në të njëjtën kohë selia e disa prej bizneseve më kreative duke përfshirë Twitter, Uber, Lyft apo Fitbit, ndër të tjera.
Ky qytet është edhe shtëpia e Luginës së Silikonit – praktikisht vendi më produktiv në botë për sa i përket bizneseve novatore dhe teknologjisë së fundit.
Por abuzuesit e drogës kanë pushtuar disa nga lagjet e tij më të dendura e të populluara si dhe pjesën më të madhe të rrethit qendror të biznesit.
Me një popullsi prej rreth 25,000 përdoruesish të drogës, ka rreth 522 përdorues të drogës për milje katror në San Francisko.
Vlerësimet më të fundit nga Departamenti i Shëndetit në qytet tregojnë se ka rreth 24,500 përdorues të drogës me injeksion në San Francisko – plot 8,500 njerëz më shumë se gati 16,000 nxënësit e regjistruar në 15 shkollat e mesme të Distriktit të Unifikuar Shkollor të San Franciskos.
“Ka një epidemi opioidesh në këtë shtet dhe San Francisko nuk bën dot përjashtim,” dekarlon Zëvendës Drejtoresha e Shëndetësisë Dr. Naveena Bobba.
Përdorimi i hapur i drogës në trotuaret e qytetit dhe në Stacionin e Qendrës Qytetare BART është kthyer në një problem real në San Francisko dhe shumë qytete të tjera amerikane.
Në vitin 2019, pati plot 193 vdekje nga mbidoza e drogës, nga të cilat 112 nga drogërat opioide.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid