COVID-19 godet edhe ekonominë në RMV, 15 mijë persona humbasin vendet e punës

8 Prill 2020 | 06:49

Mbi 15 mijë të punësuar në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në Maqedoninë e Veriut janë pushuar nga puna prej hyrjes në fuqi të masave shtrënguese të Qeverisë. Alarmi vjen nga Oda Turistike-Hotelierike.

Pronarët e kafeneve, restoraneve dhe agjencive turistike thonë se masat me të cilat Qeveria subvencionon një pjesë të pagës së punëtorëve nuk mjaftojnë për t’i mbajtur ata që gjallë pasi janë të bindur se edhe pasi të kalojë kriza, ky sektor do të jetë i fundit që do të riaktivizohet dhe dëmi nuk do të mund të kompensohet për një kohë të gjatë. 

“Duam t’i tregojmë qeverisë se sektori i hotelerisë, gjegjësisht subjektet të cilat i përfaqësojmë nuk do t’i shfytyrojnë masat e paralajmëruara dhe se mjetet mund t’i drejtojnë direkt deri te të gjitha ata që mbesin pa punë ose në sektorë ku mendojnë se do të arrijnë efekt…Meqë qeveria nuk na ndihmoi neve që të mos detyrohemi të pushojmë njerëz nga puna, atëherë vetë qeveria tani le të përkujdeset për ato që kanë mbetur pa punë”, Martin Angellosvski, Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë.

Masat me të cilat qeveria do të mbulonte vetëm 235 euro të pagave të tyre, ndërsa punëdhënësit duhej të shtonin pjesën e mbetur, për pronarët janë të pamjaftueshme, pasi që edhe ato pak shtesa nuk mund ti sigurojnë meqë nuk punojnë një kohë më të gjatë, ndërsa burimin e vetëm të të ardhurave e kanë atë biznes të vogël. 

“Bizneset që më parë kanë marrë ndonjë subvencion për të punësuarit tani nuk mund të aplikojnë për ndihmë nga qeveria. Edhe për ato 14 mijë e 500 denarë që i jep qeveria firmat duhet të hyjnë në borxh në mënyrë plotësuese për të siguruar paratë për kontributet dhe për rrogën bruto. Ato mjete ne duhet ti sigurojmë në kohë kur nuk po funksionojmë”, Martin Angellosvski, Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë

Sipas informacioneve të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, më shumë se 60 për qind e të punësuarve në këtë sektor tashmë kanë marrë vendimet për pushimin nga puna dhe për ta tani duhet të përkujdeset qeveria e cila u zotua që të gjithë personave nga sektori privat që do të mbesin pa punë, t’iu sigurojë një pagë prej 235 eurosh derisa zgjatë kriza.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026