Debat në parlament për miratimin e procesverbalit, Berisha: Përsërisni seancën

24 Shtator 2025 | 10:59

Ashtu si gjithë deputetët e opozitës, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi që seanca për miratimin e ministrave dhe qeverisë së re të ribehet nga e para, që deputetët të kenë mundësi të mbajnë diskutimet e tyre.

Berisha tha se procesverbali i seancës së kaluar duhet të hidhet në kosh dhe se ajo seancë do të mbetet si më e turpshmja dhe e pashembullta në histori.

“Akti i vetëm që mund të bëjmë për atë procesverbal të asaj seance është ta hedhim në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin. Ai do të mbetet si procesverbali më i turpshëm në historinë e tij, dhe ky turp do të mbulojë ata që zhvilluan një seancë si ajo, pashembullt dhe e bënë vetëm e vetëm për të fshehur dhe maskuar 18 Erion Veliaj. Ti, Niko Peleshi, shënove rekordin më të zi në historinë e Parlamentit shqiptar, në historinë e Evropës dhe të njerëzimit. Prandaj, rikthe seancën nga fillimi. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, le t’ia mbathin, le të ikin, sepse kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet dhe vjedhjet që kanë bërë,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026