‘Deçani’, Berisha: Kosova fal toka në këmbim të hyrjes në organizata ndërkombëtare
Deputeti i Kosovës, Hisen Berisha, është shprehur se qeveria e Kosovës nuk duhet t’i japë toka Serbisë, në këmbim të hyrjes në institucionet ndërkombëtare.
Komentet Berisha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku komentoi vendimin e qeverisë Kurti për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.
Berisha tha se nëse Kosova do të vijojë me këtë strategji të dhënies së tokave në këmbim të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, nuk do i mbetet pothuajse fare tokë.
“Unë jam shumë skeptik. Ka benefitet e veta, mirëpo jam shumë skeptik. Arsyetimi i dhënies së pronave kishës, po ç’a nesër kur do të duam të hyjmë në OKB, në NATO, në BE, sa tokë do i mbetet Kosovës? Vetëm Gjakova t’ja bashkangjisim Tropojës.
Po ngjajmë si shpërbërja e Perandorisë Osmane. Albin Kurti e ka thënë me gojën e vetë, edhe presidentja dhe kryetari i Kuvendit, që përballë interesit për të qenë anëtarë të KE-së e pamë të arsyeshme të japim pronat.
Serbia për ulësen tonë në OKB do të kërkojë autonomi territoriale politike, pavarësi asociacioni. A duhet ta japim ne për një ulëse në OKB? Populli i Kosovës ka pretendim që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në OKB”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së