Degët e preferuara të maturantëve, tani jo më juridiku

26 Gusht 2020 | 17:40

“Këtë vit lajmi i mirë është që preferencat kanë shkuar në drejtim të degëve inxhinierike, ekzakte dhe teknologji informacioni. Në total ky grupim degësh kanë rreth 22 mijë aplikime nga të gjithë që kanë 10 preferenca. Më pas në vend të dytë kemi shkencat mjekësore, ku kemi mbi 19 mijë aplikime dhe duke vijuar më pas me ekonomikun dhe janë 15-16 aplikime. Degët e juridikut janë mbi 8500 aplikime, besoj se është një ecuri normale pasi edhe oferta për punë është më e limituar”, thotë Arjan Xhelaj, drejtor i “Rrjetit Akademik Shqiptar”.

Orientimi i maturantëve duket se është ndikuar edhe nga situata e krijuar nga pandemia. Në normalitetin e ri të krijuar edhe vendimi për studimet e larta duhet të jetë më i studiuar që profesioni që zgjedhin, të mos rrezikojë tii lërë pa të ardhura.

“Duke parë që kërkesa në treg është shumë e madhe për degë inxhinierë sepse në fund të fundit është dhe e ardhmja e vendit, prespektiva profesionale është më e madhe, mendoj se ky është orientimi që marrin maturantët. Njësoj dhe me mjekësinë duke parë kërkesat për treg dhe infermierë”, shton Xhelaj.

Bujqësia dhe mësuesia hyjnë gjithashtu në degët e përzgjedhura, por me një numër më të paktë studentësh. Ditën e hënë të gjithë maturantët, në portalin U-Albania, do mund të shohin se në cilat universitete janë fitues.

“Maturanti mund të hyjnë me ID e tij të maturës në endin e maturantit dhe do të shikoj renditjen në bazë të klasifikimit. Ngjyra e kuqë dmth nuk keni fituar, jeshilja që jeni fitues dhe duhet të regjisoresh brenda 48 orëve dhe shtohen dhe një indicie tjerëve e verdha, që dmth nuk jeni fitues në këtë raund por sapo është liruar një vend tjetër. Nëse nuk regjistrohet brenda 48 orëve ai vend i kalon studentit të radhës”, nënvizon kreu i RRASH.

Deri tani rreth 22 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet në universitetet në Shqipëri, por ky numër pritet të rritet, pas raundit të parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026