Del nga qelia pas 15 vitesh, i burgosuri përlotet: S’ka gjë më të shtrenjtë se liria

24 Prill 2024 | 15:21

Ditën e sotme ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, e cila u miratua në Parlament pak ditë më parë me konsensus mes PS dhe Rithemelimit.

Qindra të burgosur kanë përfituar nga Amnistia, shumë prej të cilëve kanë lënë sot qelitë dhe pjesa tjetër që pritet të dalë në vijim.

Mes të liruarve ka qenë edhe një i burgosur në Burgun e Peqinit, i cili ka deklaruar para mediave se ka qëndruar plotë 15 vite në qeli.

Ai gjatë fjalës së tij, ku edhe u përlot, tha se jeta në burg është e vështirë, pavarësisht trajtimit sipas tij të mirë nga institucionet.

Ky person tha se pret të takojë fëmijët e tij, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, për t’u bashkuar sërish me ta.

“Do rrija edhe një vit. Jam shumë i kënaqur. Emocionet e lirimit, nuk ka gjë më të shtrenjtë. Jeta e lirë është më e shtrenjta. Të rrish në burg 15 vite… Nuk e di çfarë të them. Vitet në burg janë shumë të vështira. Pavarësisht se institucionet na kanë trajtuar tamam, por jeta e burgut është e vështirë. Fëmijët e mi pres të shikoj të parët. Janë jashtë shtetit. Ju faleminderit”, tha i liruari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026