Denoncimi i mjekut: Infermierët në Maqedoni paguhen sa punëtorët e pastrimit
Sot në orën 13:00 pritet të zhvillohet protesta e mjekëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë të pakënaqur me pagat e tyre.
Sefedin Aliu, nënkryetar i sindikatës së mjekëve, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se ka shumë probleme në shëndetësi.
Më tej, ai theksoi se pagat e infermierëve në Maqedoni janë të njëjta me pastruesit.
“Problemet në shëndetësi janë grumbulluar prej një kohe shumë të gjatë. Vonesa e pagave të janarit nxiti më shumë pakënaqësitë që të vihej te kjo protestë.
U justifikuan me sistemin dhe tashmë pagesën na e kanë kaluar. Ne kemi një situatë absurde. Në Maqedoni me ngritjen e pagës minimale infermierët janë barazuar me rrogën më të ulët. Paga minimale është më pak se 300 euro. Te ne ndodh barazimi i pastruesve dhe i infermierëve”- theksoi ai.
Më tej, ai nënvizoi se një mjek i pa specializuar merr 600 euro, ndërsa një mjek specialist 900 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS