Deputeti i PD njofton tërheqjen nga gara për zgjedhjet e 11 majit

18 Shkurt 2025 | 15:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka njoftuar tërheqjen nga gara për një mandat të ri në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook Bushati, shkruan se modernizimi dhe përbashkimi i partisë janë rruga e vetme drejt fitores.

Ai shprehet se do të punojë çdo ditë dhe do të jetë në balle të sfidave për te rikthyer Partinë Demokratike në pushtet.

“Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithw pwr Partine Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha”

Postim i plotë

Të dashur miq,

Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit.

Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim.

Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve.

Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjese ne primaret dhe si rrjedhoje heq dore nga aspirata per te qene kandidat per deputet, Ky nuk është thjesht një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.

Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.

Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithe  per Partine Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.

Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PERBASHKIMI  janë çelësi i fitores.

Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026