Deputeti i PS: Janë vetëm nostalgjikë, asnjë investim s’duhet të cenojë Sazanin…
Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.
Deputeti i PS Petro Koçi se të gjithë ata që e paragjykojnë këtë projekt janë vetëm nostalgjikë të kohës kur ky ishull ishte zonë ushtarake.
”Nuk është puna se Sazani është zonë e mbrojtur, është zonë mbrojtëse. Duhet të dimë çfarë infrastrukture ushtarake kemi atje, kemi kapacitet që dëmtohen? Kjo do një përgjigje. Unë nuk di që të ketë ndonjë infrastrukturë ushtarake. Për interesa ushtarake një investim turistik do na pengojë planet e ardhme të modernizimit në atë zonë? Çfarëdo që të bëhet do garantohet që kjo hapësirë të bëhet, aty kemi një pozicion për vëzhgimin e hapësirës detare. Gjithë pjesa tjetër është një lloj nostalgjie që mesa duket buron edhe nga disa iluzione që kemi pasur dikur dhe kemi ende reminishenca. Nga pikëpamja e sigurisë dhe e mbrojtjes çdo lloj investimi të mos e cenojë hapësirën për investime ushtarake në atë ishull, ai është i hapur tashmë për turistët, nuk mendoj që ka vend për meraqe”, tha Koçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhëndri i Trump: Në Sazan uji kristal si Maldivet, po pres të investoj
- Eksperti: Rama goditje të fortë opozitës me ishullin e Sazanit, i mbylli gojën
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri