Deputetja Çudiç: Ja kush e solli Bosnjë-Hercegovinën në prag lufte
Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiç, është shprehur se është lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ai që e ka çuar vendin e saj në prag lufte.
Komentet Çudiç i bëri në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ku tha se duhen trajtuar pikat e një konflikti të mundshëm dhe pikat e burimit të këtij konflikti, që sipas saj, një prej tyre është patjetër Dodik.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Egro: Znj. Çudiç, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, lexova shumë nga artikujt tuaj të publikuar në media të ndryshme, por edhe në rrjetet tuaja sociale, për të kuptuar më mirë realitetin në Bosnje. Do filloja duke ju cituar: “Racizmi, shovinizmi e konservatorizmi ekstrem janë kërcënimi qe e udheheq Dodikun në aksionin politik. Ai e ka sjellë Bosnjë-Hercegovinën në buzë të konflikteve dhe e ka zhytur Republikën Serbe në izolim.” Ende besoni se gjendja është kështu?
Çudiç: Absolutisht, absolutisht. Mbase më shumë tani se kurrë, duke pasur parasysh edhe kontekstin rajonal, por edhe krizën ku ndodhet vetë Evropa, por edhe bota mund të themi. Pra, edhe më e rëndësishmja, tani është koha për të trajtuar pikat e konfliktit të mundshëm dhe pikat e burimeve të konfliktit të mundshëm në Ballkanin Perëndimor, ndër të cilët është patjetër edhe z. Dodik”, tha Çudiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq