Derbi i Madoninës në Kupë: Milan e Inter luajnë për biletën e finales
Mbrëmjen e sotme do të zbulohet skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë, një mes Interit dhe Milanit. Të dyja ekipet përballen në gjysmëfinalen e dytë, pasi ajo e para u mbyll në barazim 1-1.
Interi dhe Milani do të sfidojnë njëra-tjetrën, këtë herë në një duel vendimtar, gjysmëfinalen e kupës së Italisë. Derbi i Madoninës ka vetëm një biletë në dispozicion, që për kuqezinjtë është jetike, pasi në rast se i shkon në fund garës, do të ishte shpëtimi i sezonit. Në anën tjetër, zikaltrit garojnë në 3 kompeticione, por në asnjërin prej tyre asgjë nuk është e sigurt, ndaj do të kërkohet menjëherë fitorja në mbrëmje.
Ndeshja e parë u mbyll në një barazim 1-1 duke lënë gjithcka të hapur për këtë duel kthimi i cili do të zbulojë finalisten e parë të këtij edicioni në kupë. Në letër favoritë janë zikaltrit, kjo për faktin se po kalojnë një formë shumë të mirë në krahasim me kundërshtarin, i cili dhe në kampionat është jashtë zonës euro.
Simone Inzaghi nuk ka në dispozicion për këtë ndeshje sulmuesin Thuram, por dhe dyshen Dumfries-Zielinski. Në anën tjetër krahas dy lojtarëve që janë të dëmtuar prej kohësh Emerson Royal-Loftus Cheek, pjesa tjetër janë të gjithë ta gatshëm. Në 5 ndeshjet e fundit, Milani numëron 2 fitore, 1 Interi dhe 2 sfida të tjera janë mbyllur në barazim, fakt i cili konfirmon barazinë mes këtyre dy ekipeve pavarësisht formës së mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Barcelona dhe PSG kalojnë në gjysmëfinalet e Champions League pas humbjeve dramatike
- Tronditje në Champions League: Arsenali dhe Interi lënë jashtë Realin dhe Bayernin
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë