‘Dhëndri i Berishës do thirret në SPAK’, gazetari detaje për çështjen “Partizani”
Gazetari Denis Dyrnjaja foli në lidhje me çështjen ‘Partizani’ për të cilën ditën e sotme kreu Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u paraqit në SPAK.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka informacione se dosja për këtë çështje është mbyllur dhe se së shpejti dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamambër Malltezi, mund të paraqitet në SPAK .
Teksa iu referua dhe arrestimit të Vangjush Dakos, gazetari theksoi se SPAK ka dhe shumë çështje të tjera me të cilat duhet të merret.
“Sipas informacioneve që kam prokurorët e kanë mbyllur pothuajse fare këtë dosje, dosjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit dhe besoj se shumë shpejt që do të thirret dhe ai në SPAK. Çështje kohe që do e shohim në dyert e SPAK. Problemi është se ka dy panorama mënyra se si po vepron SPAK. A po ushqehet opinioni publik me disa cironka në vend të peshqve të mëdhenj. SPAK duhet të prodhojë provat për të vënë drejtësi. SPAK të çon në Gjykatë me një akuzë. Jemi në favor të zhurmës sepse i intereson SPAK të marrë vëmendje dhe të ushqejë publikun se ne punojmë sesa me rezultate konkrete. Ka çështje shumë të rënda me të cilat SPAK duhet të merrej. Janë ministra dhe ish-ministra që duhet të shkojnë para drejtësisë. SPAK duhet të jetë efektiv dhe jo zhurmues”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balla flet pas daljes nga SPAK: Berisha përdori detyrën në dobi të dhëndrit
- Inagurohet rruga me emrin “Ismail Qemali” në New York
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:05 Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat
- 09:59 Izraeli mban zgjedhjet parlamentare më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish!
- 09:54 Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 09:53 Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë
- 09:42 Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër
- 09:38 Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori