RMV-ja dhe Kosova raportojnë se gjendja epidemiologjike mbetet nën kontroll

1 Qershor 2021 | 15:23

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Kjo e dhënë bëhet publike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se janë zbuluar edhe 37 raste të reja, nga 3108 teste të kryera.

Qyteti në të cilin ja evidentuar më shumë raste është Shkupi, i ndjekur nga Kumanova dhe Prilepi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 90 pacientë, duke e çuar numrin në total në 148 798, që nga fillimi i epidemisë.

Në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirus 5432 pacientë, shumica e të cilëve me sëmundje bashkëshoqëruese.

Kurse në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike e COVID-19 raportohet më e qëndrueshme. Gjatë orëve të fundit nuk është raportuar asnjë humbje jete, ndërsa janë evidentuar 19 raste të reja.

Kosova nga fillimi i epidemisë ka raportuar për 2043 humbje jete, shifër kjo shumë herë më e vogël në krajasim me shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026