Në dy vite u vranë 23 gra Shqipëri, mijëra të tjera kërkojnë mbrojtje

13 Janar 2020 | 08:33

Mbi 3200 gra kërkuan urdhër mbrojtje në Shqipëri gjatë vitit 2019 për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre jo vetëm nga partnerët, por edhe të afërm të tjerë.

Shumë prej tyre më pas rezultojnë që të jenë tërhequr nga kërkesa për urdhër mbrojtjeje, ndërsa më të vendosurat ishin ato gra ndaj te cilave dhuna ishte përsëritur. 

Gjatë dy viteve rezulton se anë vrarë në familje 23 gra dhe konkretisht në vitin 2018, 11 prej tyre u masakruan kryesisht nga bashkëshortët. I njëjti fenomen u pa edhe gjatë 2019 ku edhe rezulton të jenë vrarë 12 gra. 

Sipas të dhënave krimi ndaj grave ka ndodhur ose për mos pranim të ndarjes, ose për shkaqe që lidhen drejtpërdrejtë me varësinë e bashkëshortëve nga alkooli. Nuk mungojnë ndërkohë edhe rastet e vrasjeve për shkak të varfërisë apo xhelozisë.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave shqiptare është kthyer në një fenomen shqetësues, ndërsa kjo situatë e rëndë shoqërore dhe sociale konfirmohet nga vetë shifrat e lartpërmendura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026