Dializa dhe radioterapia rrisin kostot për shërbimet spitalore, raporti për 2024

21 Mars 2025 | 17:42

Pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor me shtretër janë rritur në vitin 2024, duke çuar kështu në rritje të kostove në buxhet.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vërehet se dializa dhe radioterapia janë dy shërbimet që kanë njohur rritjen më të madhe në numrin e pacientëve, por edhe në financim për vitin 2024.

Në shërbimin publik dhe privat, të dy me financim nga shteti, në vitin e kaluar u realizuan 205,633 seanca me një kosto prej 12,868 lekë për seancë.

Në total, shteti ka financuar 115,520 mijë lekë për shërbimin në spitalet publike dhe 1,528,516 mijë lekë për dializën në shërbimin privat.

Kur flasim për radioterapinë, shohim se në vitin 2024, këtë shërbim e kanë përfituar 29,665 pacientë, me një kosto prej 3,314 lekë për pacient.

Ajo që bie në sy është se numri i pacientëve në radioterapi ka tejkaluar edhe parashikimet buxhetore.

Në vitin 2024, me paketat e financuara nga shteti, kanë përfituar nga paketa e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë 10,453 pacientë.

Po ashtu, 14 pacientë kanë kryer transplant veshkash dhe 4,090 janë trajtuar për kataraktën e syrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026