“Dikur pinim kafe bashkë”, Çani-Alibeajt: Më çudite me ambicien për t’u bërë kryetar
Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania tha se me Enkelejd Alibeajn ka vite që njihet e se dikur pinin kafe bashkë, por nuk e kishte kuptuar ndonjëherë ambicien e tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.
Ai e pyeti kreun e komanduar të PD, nëse këtë ambicie ai e ka pasur gjithnjë pasi në momentin kur kjo gjë u vu re, Çani thotë se është habitur.
Alibeaj nga ana tjetër tha se nuk bëhej fjalë për ambicie personale për poste, por sipas tij, bëhej fjalë për ruajtjen e identitetit të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai tha se edhe para 10 viteve kur ata pinin kafe bashkë, ka pasur rezervat e tij ndaj mënyrës se si drejtohej e djathta.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Unë dua t’i them Alibeajt sot, me Alibeajn kemi vite që njihemi, se ka pasur ca kohë që ne rrinim shumë shpesh në një kafe të Tiranës dhe bënim biseda pa fund. Kur doli për herë të parë, këtë po ia them në sy, papritur pash që Enkelejdi shpërtheu politikisht nga zinxhirët dhe doli në një pozicion krejt tjetër, u çudita. Enkelejdi që unë kisha njohur ishte komplet tjetër! Si ka mundësi që rrinim kaq shumë dhen nuk ia kam parë këtë ambicie. Tani të pyes e ke mbajtur të fshehtë këtë ambicie për të qenë kryetari i Partisë Demokratike? Njerëzit që janë kafshë politike e tregojnë para se të mbërrijnë, Enkelejdin, s’e kam parë dot. Çfarë metamorfoze i ka ndodhur këtij personazhi?
Enkelejd Alibeaj: Ka qenë para 2013 koha kur takoheshim dhe unë kam qenë deputet në mandatin e dytë të deputetit të partisë demokratike dhe unë kam pasur vërejtjet e mia që në atë kohë. Kjo nuk është çështje e ambicies sime individuale, por në situata të vështira, rruga e vetme e Partisë Demokratike duhet të ishte të ruante identitetin e saj pro amerikanizmit dhe të distancohej nga të gjitha simptomat, hijet e korrupsionit që mbante me vete.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet