Dinamo shkatërron 6-2 Tiranën në derbi, Teuta dhe Elbasani ndahen në paqe

4 Dhjetor 2025 | 08:47

Dinamo i dha një mësim të mirë futbolli në derbi Tiranës, duke fituar 6-2 dhe duke treguar ndryshimin e thellë midis dy ekipeve që po luftojnë për objektiva të kundërta këtë sezon.

Blutë diktuan ritmin e tyre me tre gola radhazi nga Guindo, Qardaku dhe Bregu, ndërsa goli i Rafaelit dha një sinjal para pushimit.

Dinamo nuk e uli “marshin” as në pjesën e dytë kur erdhi goli i katërt me Villan që praktikisht i shuajti shpresat e Tiranës.

Më pas ishte përsëri Qardaku dhe pas tij Bregu me një penallti të përsëritur që e çuan numrin e golave për “nëndetësen” në 6, ndërsa Tare nga ana tjetër shënoi golin e dytë sa për statistika.

Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Ardian Nuhiu i cili përgëzoi kundërshtarin për fitoren.

“Personalisht mendoj se 30 minutëshi i parë ishte vendimtar. Dy golat e shpejtë na goditën shumë, pamë edhe gola shumë të bukur, vështirë të mbroheshin. Në momentin që shkuam 3-1 besuam shumë që të përmbysnim. Por sapo filloi pjesa e dytë, erdhi goli i bukur i Vilës, na prishi gjithçka. Dinamo nuk e uli “marshin” as në pjesën e dytë, 3 gola të tjera, me autorë Lorenco Vila, Qardaku dhe Bregu. Qardaku dhe Bregu finalizuan dopietë personale në këtë duel, ndërsa në listën e shënuesve nuk mungoi as Etienne Tare për bardheblutë”, tha ai.

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja tha se ata e morën serozisht rivalin.

“Një fillim që na ndihmoi në aspektin psikologjik. Për kundërshtarin ishte e kundërta. Kishim gjetur mënyrën e duhur për të kapur mesin e fushës. Sigurisht që shënimi i golave na e lehtësoi ndeshjen. Në një rezultat 3-0 në 25 minutat e para, loja ishte e mbyllur. Kthehemi te fitorja. Nuk e mendoja se do e zgjidhnim kaq lehtë ndeshjen”, tha trajneri Daja.

Pas 14 javësh, Dinamo e Ilir Dajës afrohet 3 pikë me kreun, me 23 pikë, ndërsa “rekordmenët” e Shqipërisë, Tirana, janë zhytur në fundin e tabelës dhe është e vështirë të bësh një parashikim nëse do të mbijetojnë në elitën e futbollit shqiptar.

Sa i përket ndeshjes tëtjer mes Teuta dhe Elbasanit ajo ka përfunduar në barazim 0 – 0. Takimi u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa u luajtën plot 102 minuta lojë, bashkë me shtesën.

Diktati i vendasve u pa që në 45 minutat e para, ndonëse ekipi i Ivan Gvozdenovic e mbrojti portën e pastër me fanatizëm. Edhe fraksioni i dytë i lojës prezantoi Teutën më kërkuese. Rasti më i “artë” i takoi Kotobellit i cili u ndal në vijën fatale prej “murit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026