Dita e parë e shkollës, PD ngre shqetësim për grumbullime dhe mungesë organizimi
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi mëngjesin e së hënës atë që e konsideroi si “realiteti përballë propagandës” në lidhje me organizimin e ditës së parë të shkollës.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi replikoi me një postim të mëparshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili po në Facebook uroi viti ne ri shkollor me kryesore shëndetin.
Urimi i kryeministrit shoqërohej me foto të sinjalistikës së vendosur në mjediset shkollor për respektimin e distancave.
Mirëpo sipas Vokshit kjo është veçse propagandë, pasi në mjediset jashtë shkollës nuk janë shmangur grumbullimet.
“Përkundër fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe,” – shprehet Vokshi teksa përcjell foto nga shkolla “Gustav Mayer” në Tiranë.
“Mungesë organizimi nga ana e shkollës, që ka çuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit,” – vazhdon më tej ish-deputetja e PD-së.
Sot në mbarë vendin nisi viti i ri shkollor 2020-2021 dhe ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë vit 480 mijë nxënësve të sistemit parauniveristar do t’u duhet të zbatojnë protokollet e veçanta të ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të shmangin përhapjen e koronavirusit.
Në shkollat me mbi 1000 nxënës mësimi do të alternohet në katër turne, në mënyrë që klasat të kenë një kapacitet të kufizuar nxënësish prej jo më shumë se 20 personash për klasë.
Përveç kësaj çdo ditë nxënësve do t’u matet temperatura, ndërkohë që po ashtu duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi që ata nuk janë të infektuar me COVID-19, ose nuk kanë pasur kontakte me të infektuar.
Protokolli i ministrisë është kritikuar nga opozita e cila ka kërkuar më shumë garanci për hapjen e shkollave, garanci që nga qeveria është deklaruar disa herë se është marrë.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i PD i kërkon qeverisë të plotësojë 5 kushte për nisjen e vitit shkollor
Besa Shahini uron nxënësit për vitin shkollor dhe bën thirrje për respektim të masave
Para nisjes së mësimit, prindërit dhe nxënësit do dorëzojnë formularin
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar