Djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Isufi: Roli i grupeve serbe në Veri
Gazetari Venhar Isufi ka folur lidhur me djegien e lokalit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, ngjarje e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Përmes një lidhjeje për Euronews Albania, Isufi tha se ajo ishte shtetase serbe që bashkëpunonte me institucionet e Republikës së Kosovës dhe sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja e zjarrvënies.
Sipas Isufit, grupe të ndryshme serbe që qarkullojnë në Veri pengojnë zyrtarët që duan të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës përmes formave të ndryshme.
“KFOR është për të parandaluar çdo sulm që mund të vijë nga ata që kryen atë të 24 shtatorit në Banjskë. Nëse mund ta them kemi edhe një zhvillim mbrëmë, është djegur lokali i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, që i takon komunitetit serb. Ajo bashkëpunon më institucionet e Republikës së Kosovës.
Që kur ka marrë mandatin kjo qeveri, komuniteti serb, një numër i lartë, kanë vendosur të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Por ajo që po i pengon këta në punën e tyre janë grupe që qarkullojnë në Veri të Kosovës, që kërcënojnë personat që bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Në komunën e Zveçanit është rasti i parë që është iniciuar në Polici”, tha Isufi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin