Drejtoresha e politikave arsimore tregon për Euronews Albania si do të zhvillohet mësimi më 18 maj

15 Maj 2020 | 08:10

Zamira Gjini Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit shpjegoi për Euronews Albania rreth kushteve dhe procedurave që do të ndiqen ditën e hënë për rifillimin e mësimit në shkolla.

Drejtoresha shpjegoi se për të garantuar distancimin fizik dhe kushtet e higjienës autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe shkollat 9-vjeçare.

“Nuk do të jenë vetëm godina të shkollave të mesme, por edhe 9-vjeçare, kjo për të krijuar që në klasa bankat të vendosen me largësi nga 2 metra dhe që numri i maturantëve në klasa të jetë në 10-12 nxënës,” – tha Gjini, teksa shtoi se është hartuar orari mësimor dhe janë bërë shpërndarjet e nxënësve.

“Në çdo bankë nxënësit do të kenë dezinfektonte, maturantët do të duhet të zbatojnë një rregullore të rreptë të hartuar nga drejtoritë e shkollave dhe autoritetet e shëndetësisë, në këtë rregullore është përcaktuar mënyra e lëvizjes në korridore, klasa apo dhe mjedise të tjera të shkollës. Maturantët duhet ta zbatojnë në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurt,” – u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme.  

Më 18 maj parashikohet që deri në 31 mijë maturantë të kthehen në shkolla për të zhvilluar nga 4 orë mësimi për lëndët që e provimeve të maturës – matematikë, letërsi, gjuhë e huaj dhe lënda e provimit me zgjedhje.

Për këta nxënës janë në dizpocion 490 godina shkollash të cilat Gjini tha se në bashkëpunim me pushtetin vendor janë dezinfektuar.

Për shkollat me shumë nxënës oraret do të jenë të ndryshme, nga ora 8:30-9:00.

Nga 18 maji deri më 5 qershor maturantët do të kenë mundësi të ripërsërisin lëndët e provimeve, ndërkohë që ata nuk janë të detyruar të kthehen në shkolla.

Ata që nuk e ndjejnë veten të sigurt, mund t’i ndjekin ripërsëritjet e lëndëve online.

Provimet e maturës zhvillohen nga data 8 qershor deri më 18 qershor. Ndryshe nga herët e shkuara ato do të jenë 2 orë dhe jo 2 orë e gjysmë dhe do të jenë vetëm me alternativa.

 

Lexoni gjithashtu:

Rikthimi në shkolla, Ministrja Shahini publikon masat që po merren në gjimnaze

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026