“Duhet deserbizimi i sistemit në RMV”, Sinani: Partitë shqiptare të kenë program
Arsim Sinani, pedagog në Universitetin e Prishtinës komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut.
Sinani theksoi se ajo që i mungon më së shumti partive shqiptare në RMV është një program konkret se ku duhet të lëvizin shqiptarët.
Sipas tij, sistemi maqedonas është diskriminues ndaj shqiptarëve ndaj duhet bërë deserbizimi i këtij sistemi, gjë që nuk arrihet pa një program konkret.
”Ne nuk kemi parë program të partive shqiptare, ne duam të mos shohim vetëm frymë dhe premtime, por dhe program se ku do të lëvizin shqiptarët 2024-2030, duhet të kemi 4-5 pika kryesore. Edhe sot duke mos pasur një program të mirëfilltë, kemi ministër të arsimit por nuk kemi paralele në Çashkë në gjuhën shqipe, kemi ministër të jashtëm por jo vullnet që shqiptarët të jenë pjesë e doktrinës shtetërore, kishim kryetar parlamenti por jo mundësi që shqiptarët të realizojnë objektivat kushtetuese, kemi kryeministër teknik por jo projekte konkrete. Sistemi maqedonas është i ndërtuar asisoj që shqiptarin ta bluajë brenda sistemit dhe ta shndërrojë në shërbyes të tij duke mos kërkuar asgjë në këmbim për kombin shqiptar në RMV. Shqiptarët duhet të synojnë që këtë sistem, që është diskriminues ta bëjnë të tyrin dhe kjo bëhet duke e deserbizuar, por kjo nuk bëhet pa program”, tha Sinani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë