Shqiptarët dhe rrjeti ndërkombëtar i kokainës, Dumani takime në Buenos Aires

14 Prill 2023 | 10:30

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombetar morën pjesë në takimin e organizuar në Buenos Aires në datat 12 – 13 Prill 2023 nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL, në kuadër të plaftormës EMPACT të Europol, prioriteti kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë.

Në takimin koordinativ morën pjesë përfaqësues të prokurorive homologe nga vendet e BE, Itali, Spanje, Hollande, Belgjike, Gjermani dhe Portugali, ashtu si dhe nga agjensitë e BE-së, EUROJUST dhe EUROPOL.

Përfaqësues nga prokuroritë homologe nga Amerika e Jugut, Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Panama, Paraguaj dhe Kosta Rika.

Qëllimi i organizimit të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar qe merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në këtë takim u mundësua nga projekti “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”-IPA 2019.

SPAK ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive”, njofton SPAK.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në...
12:59 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026

Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”

Shoqëria SORI-AL ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me publikimet e fundit mbi një ngjarje të raportuar në Akademinë e Sigurisë, ku disa studentë...
12:30 | 25/06/2026