“Dy palët e politikës s’e duan votën e diasporës”, Iskurti: Pse duhet të realizohet
Në kuadër të protestave që kanë ndodhur në diasporë si Bruksel apo New York për votat e shqiptarëve të diasporës, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, aktivisti Ardit Iskurti.
Ai u shprehe se asnjë nga palët politike nuk duan votën tonë dhe i tremben asaj.
“Në fakt, të dyja palët nuk e duan votën e diasporës, madje i tremb ajo. Nëse panorama që na jepet nga qeveria me këtë turin e diasporës është reale dhe është ashtu siç paraqitet, ne besojmë se ka një arsye që ta duan me ngulm votën e diasporës.
Po ashtu, në qoftë se opozita është reale në atë çfarë po thotë, që qeveria po i mbush autobusët nga Shqipëria në diasporë, atëherë edhe ata kanë një arsye reale për ta kërkuar me ngulm votën e diasporës. Kështu që të dyja palët kanë arsye me bollëk për ta kërkuar vetë me ngulm votën e diasporës”, thotë Iskurti.
Po ashtu, në vazhdimësi të protestave Iskurti informon se ditën e sotme në orën 6:30 është protesta në Londër.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë