“E kam takuar McGonigal në Shqipëri”, Milaim Zeka zbulon takimin me shefin e FBI
Gazetari Milaim Zeka ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku foli për çështjen McGonigal.
Ai tha se Agron Neza prezantohej shpesh te zyrtarët shqiptar dhe të Kosovës, si zyrtar i FBI-së dhe fakti që shpesh gjendej në tavolina me McGonigal krijonte besueshmëri se ai ishte pjesë e saj.
Zeka tha gjithashtu se ai vetë personalisht kishte takuar të dy në një restorant, pasi kishte njohje me vëllain e Agron Nezës.
“Agron Neza në kohën e sigurimit të Enver Hoxhës, ka qenë pjesëtar i sigurimit të shtetit, por në kohën e Sali Berishës, për shkak të përndjekjeve nga SHIK-u ai është arratisur. Më vonë në Kosovë dhe në Shqipëri ai është paraqitur si zyrtar i lartë i FBI-së.
Dikujt i ka thënë se punon në FBI në Berlin, dikujt tjetër në FBI në Amerikë, por zyrtarë më të lartë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë e kanë besuar. Ai ka qenë për të besuar se unë personalisht e kam takuar Agron Nezën në një restorant në Shqipëri bashku me Charles McGonigal. Unë kam njohur me parë vëllain e Agron Nezës, që është gazetar shumë i mirë. Fakti që unë e kam takuar atë me shefin e FBI-së më ka krijuar një besueshmëri në raport me të dhe më ka krijuar besueshmëri që Aron Neza ka qenë pjesë e FBI-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos