“E lidhur me mbijetesën”- Baçi: Politika në vend krijon bindjen që pa të s’punohet
Analisti Agim Baçi është shprehur se në Shqipëri shumë njerëz e shohin politikën të lidhur me punësimin e mbijetesën.
Komentet Baçi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit.
Ai tha se politika në Shqipëri jo vetëm që është punëdhënësi më i madh, por sipas tij, edhe të krijon bindjen se pa të nuk punohet.
Baçi tha gjithashtu se politika në Shqipëri është pa alternativa dhe kryeministri përpiqet që të krijojë bindjen se ato që ai thotë janë të vërteta.
“Shumë njerëz e shikojnë sot politikën të lidhur me punësimin, me mbijetesën. Jo vetëm se është punëdhënësi më i madh, por kjo lloj politike që bëhet sot i krijon idenë çdo biznesmeni që nuk punon dot jashtë çadrës së qeverisë, i krijon idenë medias se nuk lufton dot me qeverinë.
I krijon idenë individëve që mos lufto kot sepse kur është opozita shumë e dobët, individët dobësohen më shumë sepse i ikën zëri. Pse jemi këtu tani? Sepse jemi në një politikë pa alternativa.
Kryeministri thotë se unë jam e vërteta, unë jam populli. Çfarë t’i thuash këtij? Të shkosh në gjykatë të marrësh vendim që nuk është? Pra në këtë pikë nuk ka alternativë. T’i politikën nuk e ndryshon dot”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, vendi i parë në Evropë
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike