E rëndë në Korçë| Vret me 4 pumba 1 person e më pas veten (Emri)

28 Shkurt 2024 | 21:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës, ku një person i pa identifikuar ka qëlluar fillimisht Emiljano Pinen me armë zjarri e më pas ka vrarë dhe veten.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti në afërsi të një hoteli privat. Burime të siguruara nga korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, thanë se personi i vetëvrarë para e ka qëlluar me 4 plumba Emiljano Pine, i cili ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të sqaruar më tej rrethanat. Për këtë janë shoqëruar në polici disa persona të cilët kanë qenë në një lokal në afërsi të vendit të ngjarjes për të dhënë sqarime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026