Të rinjtë e Kukësit e shohin zgjidhjen te ikja nga Shqipëria, jo te vota
Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet një projekt, i mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, i shtrirë në disa qytete të vendit për të kuptuar më shumë lidhur me interesimin e të rinjve për të votuar, sa ndikohen ata nga prindërit apo nga shoqëria e tyre në përgjithësi.
Deri tani ambasadorët e të rinjve europianë, sikurse do t’i prezantojmë edhe të ftuarat tona, kanë nxjerrë disa konkluzione lidhur me Rrëshenin dhe Korçën.
Daniela Kortoçi, inxhiniere ndërtimi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se qëllimi është të flitet me të rinjtë për votën, sa të informuar janë për kandidatët dhe a po ndikohen nga prindërit për votën.
Ajo tha nga vëzhgimet në terren kanë konstatuar se të rinjtë nuk e shohin votën si zgjidhje të problemeve të tyre, por zgjidhjen e vetme e shohin të largohen jashtë vendit.
“Duke pasur parasysh fushatën para dy viteve më parë dhe këtë të këtij viti, këta të rinj s’e shohin votën si zgjidhje të problemeve të tyre, sidomos të rinjtë në Tropojë, qarku i Kukësit zgjidhjen e vetme e shohin te emigrimi jo te vota. Ata kanë një retorikë të gatshme nga mjedisi që ky vend nuk bëhet”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak