Ekonomia e RMV në rrezik, pritet rritje çmimesh
Maqedonia e Veriut do të pësojë humbje serioze në ekonomi për shkak të luftës në Ukrainë dhe këtë më së shumti do ta ndjejnë prodhuesit.
Bizneset vendase eksportojnë mallra në Rusi në vlerë rreth 57 milionë dollarë në vit nga gjithsej 200 milionë dollarë sa është shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes dy vendeve.
Prodhimet bujqësore dhe ato farmaceutike janë mallrat kryesore që Maqedonia e Veriut eksportonte në Rusi. Tani duhet të mendohet për tregje të reja.
“Shpresojmë që Rusia të mos na përgjigjet me sanksione të tërësishme pasi që ka shumë kompani sidomos në sektorin e verërave dhe bujqësisë që nuk e kanë të lehtë që ta humbin këtë treg pasi nuk mund të gjejnë partnerë të ri. Por edhe në tregje të tjera të tjera megjithatë do të takohemi përsëri me këto kompani dhe përsëri do të kemi proces të mundimshëm dhe të gjatë”, thotë Dejan Beshliev nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut-Rusi.
Maqedonia e Veriut kryesisht importon grurin nga Serbia. Pritet që fqinjët të rritin çmimin për shkak se rreth 30 për qind e furnizimit botëror me grurë vjen nga dy vendet në luftë, Rusia dhe Ukraina.
Nën presion janë edhe dhjetëra pronarë shqiptarë që kanë marrëveshje biznesi me kompani ukrainase.
“Ne e dimë se importohet një pjesë e madhe e produkteve ushqimore nga Ukraina dhe tani do jetë e vështirë që të sigurohen këto mallra dhe kjo do ta vështirësojë ekonominë…Vështirësia për bizneset do të jetë se gjithë këto produkte që do të bllokohen nga ky konflikt duhet të sigurohet alternative , dhe çdo ndryshim biznesor i marrëveshjeve nënkupton rregulla të reja të lojës, logjistikë të re dhe kosto kohore e financiare”, shprehet Drilon Iseni, drejtor i OEMVP.
Pasigurinë që ndjehet në lidhje me furnizimet dhe kryesisht me rezervat e grurit, është munduar ta zbusë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Është konstatuar se disa tregtarë i kanë tërhequr rezervat dhe i kanë kthyer sot me çmimet e reja. Këtë e kanë konstatuar inspektorët në terren. Të gjithë tregtarët që kanë bërë veprim të tillë do të sanksionohen në bazë të ligjeve në shtet. Nuk ka rritje të çmimeve dhe këtë secili mund ta verifikojë nëpër markete, madje ka ulje të vogël në çmimin e fruta perimeve”
Nga dje, në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për kufizimin e normës së fitimit mbi produktet kryesore ushqimore.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 15:55 Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
- 15:52 Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës