Ekonomia në RMV, kafenetë numërojnë humbjet për shkak të mbylljes nga pandemia e COVID-19

14 Prill 2020 | 13:47

Ky është Jeton Sinani, pronar i një prej kafeneve më të frekuentuara në Çarshinë e Shkupit. Deri para një muaji, para se të coronavirusi të shpallej pandemi, nga biznesi gjeneronte goxha të ardhura ku kishte edhe 6 të punësuar. Tani, ai numëron ditët se kur do të hiqen masat shtrënguese që biznesi i tij të mund të rifillojë aktivitetin.

“Humbjet si për secilin biznes deri më tani janë të mëdha. Sektori i gastronomisë në fakt  është më i prekuri prej të gjithëve. Është normale pasi që ne jemi biznes që punojmë me qarkullim ditor, jo javor, ose mujor, dhe normal që humbjet janë të mëdha, por edhe deri më tani nuk kemi arritur që ti kthejmë apo ti kompensojmë humbjet”, thotw ai.

Për shkak se e ka burimin e vetëm të të ardhurarve edhe për veten, Sinani druan se do të detyrohet që pushojë punonjësit pasi nuk ka mundësi t’i paguajë.

“Nëse nuk merret asnjë lloj mase, normal që do të jemi të obliguar që ti lirojmë nga puna punëtorët deri të zgjatë kjo periudhë. Kjo është falë mirëkuptimit që e kemi me punëtorët sepse jo se unë si pronar kam arritur të ju jap ndonjë rrogë ose diçka”, thotw z.Sinani.

Shumë pronarë të tjerë tashmë kanë pushuar mijëra punëtorë nga puna.

Në Sektorin e hotelerisë dhe turizmit numrat jozyrtarë tregojnë se nga fillimi i krizës me virusin janë përjashtuar mbi 15 mijë punëtorë dhe pritet që ky numër të rritet edhe më shumë.

Oda e bizneseve të hotelerisë dhe turizmit i bëri me dije Qeverisë se nuk do t’i shfrytëzojë masat për ndihmë ekonomike pasi thanë se janë selektive dhe jo të gjithë mund t’i shfrytëzojnë për shkak të kritereve të padrejta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026