Ekskluzive | Maqedonia e Veriut i kërkon Kosovës rishikim të masave në kufi
Maqedonia e Veriut kërkon nga Kosova rishikim të masave në kufi.
Ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij për masat.
“Ia shpreha shqetësim tim për masat e marra atje që kanë mirëkuptim dhe respekti. Por edhe funksionimi i popullatës do të jenë në masë të duhur. Ne si Ministri e Shëndetësisë kemi gjetur një mesatare mes menaxhimit të krizës dhe ekonominë e zhvilluar”, u shpreh ai.
Ministri shtoi se këto masa janë vendosur në Kosovë për shkak të dyfishimit të rasteve me COVID.
Sa i përket situatës në Maqedoninë e Veriut, ai tha se është nën kontroll.
“Të gjitha analizat na imponojnë respektim të masave dhe protokolleve në luftën kundër COVID-19. Po rritet numri i infektimeve brenda ditës, deri në këto momente kemi kapacitet për të përballuar këtë situatë”, tha ai.
Ministri nënvizoi se në RMV nuk do të ketë një ashpërsim të masave anti-COVID.
“Nuk kemi ndonjë strategji për masave për izolim të popullatës. Për momentin respektojmë mbajtjen e maskave, distancimin dhe kapacitetin e njerëzve në grumbull”, tha ministri.
Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë certifikatë vaksinimi me 3 doza, ose një certifikatë vaksinimi me dy doza dhe një test PCR negativ.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç